Franca zbulon infektimet e para me koronavirusin indian

 

Paris - Franca zbuloi rastet e para të llojit B.1.617, i cili është mbizotërues në Indi, njoftoi Ministria Franceze e Shëndetësisë mbrëmjen e së enjtes vonë.

Rasti i parë u regjistrua me një grua që udhëtoi në Indi dhe jeton në Francën jugperëndimore, raporton Reuters.

Dy persona të tjerë nga juglindja e Francës janë të infektuar me llojin e mutuar të koronavirusit dhe ministria thotë se ata ishin gjithashtu në Indi kohët e fundit.