LRI dorëzon një paketë propozimesh në Ministrinë e Arsimit për Maturën Shtetërore

Lëvizja Rinore për Integrim i ka propozuar Ministrisë së Arsim një paketë të plotë për maturën Shtetërore. LRI ka propozuar një paketë me 18 pika, ku kërkon që të ketë një maturë gjithëpërfshirëse, ku të mbizotërojë transparenca dhe meritokracia.

Gjithashtu në kërkesat e saj LRI kërkon dhe krijimin e zyrave të këshillimit të karrierës në çdo gjimnaz, të ndërmerren fushata informuese, koefiçentët për shkollat të bazohen nga rankimi i gjimnazeve në Kartën e Performacës së ministrisë etj.

Këto propozime sipas LRI-së vijnë pas konsultimeve me maturantët pak ditë më parë.