A jeni gati për projektin më të ri nga David Dreshaj?

David Dreshaj nuk di të ndalur!

Pas super-suksesit të këngës "Lonely" ai ka gati një tjetër projekt.

Ylli i ri i muzikës shqiptare për pak ditë do të sjellë projektin më të ri muzikor që do të quhet "Ta fala".

Kënga është punuar në studion e PandaMusic me Tonic, Denk dhe DjBanz e Fatjon Miftari.

Për klipin është kujdesur 'Imagine Films' e do të jetë e stilit Pop/Reggaraton e natyrisht që i përshtatet më miri Davidit.

Djaloshi me origjinë nga Malësia ka treguar gjithmonë që është detajist në çdo gjë.

Ai ka vjedhur tashmë zemrat e fansave dhe ata mezi po e presin edhe këtë projekt të tij muzikor.