Vrau vëllain në Dibër, autori kishte dalë nga burgu, dyshohej se ishte...

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi gjatë natës Maqellarën në Dibër, ku një i ri vrau vëllain e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës, pak pas mesnate. BW ka siguruar rrëfime të fqinjëve të viktimës, 23-vjeçarit Benard Tonuzi. Sipas dëshmisë së fqinjëve, familja në fjalë ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Autori, 26-vjeçari Florian Tonuzi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas fqinjëve, familja kishte vetëm këta dy djem, ndersa autori pas daljes nga burgu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Mësohet se vëllai ka goditur disa herë me thikë të riun, ndërkohë që ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Dibrës.

“Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet e veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë. Vetëm këta dy djem kanë familja. Ishin të pamartuar. E morëm vesh ngjarjen kur u zgjuam në mëngjes, s’dimë gjë për gjëra të tjera”, tha një prej fqinjëve.

Kujtojmë se pas krimit autori është larguar nga banesa, ndërkohë që policia vijon krehjen e zonës, për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T.,  26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin,   B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.