Përgjigje gazetares së Zërit (të Popullit) të Kosovës

Të dashur miq, gazetarë dhe miq të mi nga Kosova më dërguan një shkrim të kryeredaktores së gazetës "Zëri", simotrës së “Zërit të Popullit”, të Kosovës, Arbana Xharra, në të cilin ajo nder të tjera në prononcimin e saj për protestën qytetare të Tiranës shkruante: "Me gjithë kritikat që i kam për Edi Ramën, mendoj që Sali Berisha i ka bërë shumë më shumë dëme Shqipërisë. Në kohën e tij ka lulëzuar kanabisi, ka lidhur marrëveshje me vendet arabe, ka dëmtuar Kosovën në sistemin e energjisë me zvarritjen e ndërtimit të interkoneksionit 400 kV”…etj

“Sali Berisha është në gjendje të përmbysi vendin për te ardhur ne pushtet”, shkruan Xharra.

Qe ne fillim, me duhet ti them me sinqeritet te plote kryeredaktores se "Zerit", si motrës se “Zërit te Popullit”, se si përfaqësuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki (networki) ju me nderoni me preferencën e koduar qe keni për Ramën! Për këtë keni vetëm përgëzime! Po kështu, ne pretendimin tuaj se Berisha për te ardhur ne pushtet është ne gjendje te përmbyse vendin, mendoj se çdo njeri ka te drejte te thotë, apo te imagjinoje atë qe do.

Kurse me akuzat e tjera ajo del si një trilluese ordinere qe flet për Shqipërinë si zëdhënëse e asaj mafieje, pavarësisht se dëshmon një injorance ekzemplare apo flet si për ndonjë ishull te largët te Oqeanisë. Le t’i marrim me radhë.

Ajo shkruan se "ka dëmtuar Kosovën ne sistemin e energjisë me zvarritjen e ndërtimit te interkoneksionit 400 kV..etj". Lidhur me këtë pretendim mjeran, sqaroj lexuesit se unë kam bere gjithçka për ndërtimin e autostradës energjetike midis Shqipërisë dhe se gjate qeverise se PD është hedhur ideja, është gjetur financimi, është bere studimi, është bere projekti dhe është shpallur tenderi madje dhe fituesi. Por mbi bazën e ankimeve dhe te dhënave operative për korrupsion, është anuluar pasi fituesi ishte shpallur me një oferte 9 milionë euro me te shtrenjte se sa kompania tjetër qe plotësonte kushtet por qe ishte përjashtuar ne mënyre korruptive, siç faktohej edhe nga dokumente operative. Pas kësaj është shpallur për se dyti tenderi dhe është shpallur fituesi me vlere 9 milionë euro kursim për taksapaguesit shqiptar. Fituesi i shpallur është pranuar me unanimitet. Pa dyshim qe përsëritja e tenderit mori disa muaj kohe. Por unë kurrë nuk do pranoja korrupsionin patriotik pasi e konsideroj toksine për patriotizmin. Ne te vërtet, bazuar ne financimin, projektin, tenderin e qeverise se mëparshme, linja ka përfunduar te paktën qe para një viti, por e ka bllokuar Aleksandri si dëshmi e miqësisë me Edi Ramen duke shkelur edhe rregullin ndërkombëtar.

Aleksandër Vuçiç kërkon as me shume dhe as me pak se sa copëza te sovranitetit te Kosovës për te lejuar lëvizjen e lire te energjisë! Shtoj këtu se zonja apo zonjusha Xharra, qe nxjerr Berishën si dëmtues te Kosovës për vonesën e linjës se Interkonjeksionit dhe jo Vuçiçin, e zbulon keq veten. Mundet qe te mos jene lidhjet e saj me bosin Vuçiç, te cilin e merr ne mbrojtje duke gjetur përgjegjësinë tek unë shkak i akuzave te saj. Unë ne te vërtet, personalisht me shume besoj se ajo duket se ka qene e blere nga kompania qe donte te gjobiste taksapaguesit tanë me 9 milionë euro.

Lidhur me pretendimin e saj se " ka lidhur marrëveshje me vendet arabe”, dua t’i them zj/znj Xharra se një fjale latine thotë: Ignjorantia non est argumentum/Padija nuk eshte argument!

Çdo marrëveshje e lidhur me çdo vend është bere ne përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjin ndërkombëtar. Përndryshe Shqipëria gjate qeverise se PD u be anëtare e NATO-s.

Se fundi, lidhur me pretendimin e saj se "ne kohen e tij ka lulëzuar kanabisi", me duhet te them thjeshte se zj/znj Xharra është viktime e një trillimi te Edi Rames, te cilin për hir te se vërtetës tani Rama nuk e përsërit. Kjo jo se nuk do, por se me rritjen, sipas matjeve, me 1250 here te sipërfaqes se mbjelle me kanabis ne Shqipëri ne vitin 2016, me shpalljen e vendit si Kolumbi e Europes, si prodhues kryesor i kanabisit ne Europe etj etj, ai ka frike se përveç ndrikull Arbanës, zëdhënëses se mafies sorosiane ne Kosove, atë nuk e beson me njeri. Po rikujtoj këtu vetëm dy fakte.

Për shkak te ndërprerjes se trafiqeve kriminale, pra te drogës dhe te tjera gjate qeverisjes se mëparshme, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqipërinë. Me këtë nuk them se nuk mbillej kanabis, por mbillej ne sasi te tilla sa qe trafiku i saj ra ne mënyrën me dramatike.

Kurse sot, për shkak te "luftës se madhe" qe i ka bere Rama kanabisit dhe "vyshkjes"se kësaj bime, gjate qeverise Rama vetëm ne tre dite te javës qe kaloi, ne brigjet italiane ne tre ngarkesa u sekuestruan 19.5 ton kanabis dhurate e Edi Rames nga Kolumbia e Europes.

Po e mbyll këtë sqarim duke i rikujtuar zj/znj (ndrikull) Xharra se trillimi dhe manipulimi i fakteve nuk është ne dinjitetin e një gazetareje qe nuk dëshiron te flasë, siç thonë korçarët, "si nena e Zeqos ne maje te thanës"!