Nishani: Basha dështoi në projektin e tij për të rrëzuar Ramën nga pushteti, duhet model i ri

Në Çim Peka Live, kryetari i Këhsillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, lidhur mbi arsyet përse ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga kryetar partie, tha ndër të tjera, se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

‘Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama.

Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson.

Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën.

Po nesë do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqoptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndërrat e shqiptarëve.’