Sherr mes simpatizantëve në Manëz/ Policia shoqëron kreun e PD dhe familjarët e tij, asnjë masë për socialistët

Policia shoqëron në polici Kryetarin e Partisë Demokratike të Manzës Gazmir Luku dhe disa familjarë të tij.

Një incident postelektoral është rregjistruar në Manëz të Durrësit mes mbështetësve të PS dhe PD.

Pas kësaj përplasje policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat Kryetarin e PD Manëz Gazmir Luku dhe të vëllanë e tij Shpëtim Luku, bashkë me dy nipat e tyre, ndërsa nuk është marr asnjë masë për simpatizantët e PS.