Arrestohet eurodeputeti Giannis Lagos, udhëheqësi i organizatës kriminale 'Agimi i Artë'

Është arrestuar në Bruksel, eurodeputeti Giannis Lagos.

Lagos është dënuar me 13 vite burg nga autoritetet greke për drejtimin e organizatës kriminale 'Agimi i Artë' dhe posedim armësh.

Pas arrestimit në Belgjikë ai do të ekstradohet në Greqi, kur gjykata të vendos.

Mandati për arrestimin e tij ishte lëshuar pas dënimit nga Prokurori i Apelit dhe pas heqjes së imunitetit të tij nga Parlamenti Evropian .

Votimi përkatës në seancën plenare të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të tij u zhvillua të hënën pasdite dhe rezultatet u njoftuan sot, 658 votuan pro, 25 kundër dhe 10 abstenuan.

Lagos, duke përfituar nga imuniteti i tij si eurodeputet, ishte larguar nga Greqia për në Bruksel ditën e vendimit për t'i shpëtuar arrestimit.