Refuzon të mbulohet me shami, Le Pen anulon takimin me klerikun e madh libanez

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka anuluar takimin me një klerik të lartë në Liban duke refuzuar të vinte shaminë myslimane, shkruan "Reuters".

Le Pen është duke përdorur një vizitë dy-ditore në Liban për të forcuar kredencialet e saj të politikës së huaj nëntë javë para raundit të parë me 23 prill , duke synuar votuesit franko-libanez.

Pas takimit me presidentin Christian Michel Aoun, takimi i parë publikë me një kryetar shteti dhe  Kryeministrin Saad al-Hariri të hënën, ajo kishte planifikuar të takonte klerikun Abdul Latif Derian, por pas kërkesës për të vënë shami, Le Pen është tërhequr./SYRI.net/