Shkëlqeu në performancën me Elton John, Dua Lipa ka diçka për t’i thënë këngëtarit të famshëm

Këngëtari me famë botërore e ka traditë që pas ndarjes së çmimeve “Oscar” të bëjë një festë të madhe. Por kësaj radhe ishte paksa më ndryshe dhe kjo për shkak të masave të rrepta që janë marrë për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Eventi i rëndësishëm mbahet në Los Angeles menjëherë pas ceremonisë së “Oscars”.

Por këtë herë, këngëtari i famshëm kishte vendosur që ta mbante në Londër dhe u transmetua online.

Organizimi u mbajt për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA. Dhe e gjeni dot se kush performoi përkrah tij? Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

 

Kjo e fundit nuk u shfaq vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.

Pas performancës që u pëlqye shumë nga publiku, Dua Lipa ka shkruar dy fjalë për artisten.

 

“I dashur Elton, faleminderit që më zgjodhe mua për të performuar përkrah teje ditën e djeshme. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr e bërë realitet që performova me ty për një kauzë kaq të jashtëzakonshme. Vazhdoj të buzëqesh nga veshi në vesh dhe nuk do e harroj kurrë këtë moment, veçanërisht që këndova me ty Bennie and The Jets dhe Love Again. Të dua!!!”, ka shkruar Dua për Elton John.