VIDEO/ Komisionerët e PS nxjerrin të pavlefshme votat e LSI, konflikt në qendrën e numërimit

Një konflikt midis komisionerëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike ka shpërthyer në një nga qendrat e numërimit të votave në Vlorë. Sicc shikohet edhe nga pamjet, komisionerët janë përplasur për disa vota të cilat janë të shënuara që i përkasin LSI por për shkak të shënimit i kanë shpallur fillimisht të pavlefshme dhe më pas ja kanë kaluar PS.

Denoncimin e ka bërë Griselda Myslymi, kandidatja e dytë e listës së LSI për Vlorën.