VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën makinave dhe grabisin dhjetëra dyqane në qytetin suedez

Policia suedeze është detyruar të qëllojë disa herë në ajër, në formë paralajmëruese, pasi një grup personash të paidentifikuar shkaktuan trazira  të papara në Stokholm të hënën vonë.

Ata i vunë zjarrin makinave dhe sulmuan me gurë policinë si dhe plaçkitën disa dyqane lokale, shkruan “RT”.

Një polic u plagos gjatë përleshjeve, duke detyruar policinë të hapte zjarr për të larguar protestuesit e dhunshëm.

 Të paktën shtatë ose tetë vetura janë djegur në zonë gjatë mbrëmjes, tha policia në një deklaratë.

Një fotograf tha gjithashtu se ishte sulmuar nga një grup prej 15 njerëzish kur u përpoq të raportonte për trazirat./SYRI.net/