Numërohen mbi 1600 qendra votimi/ Ja rezultati deri më tani

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votuesve janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.

Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, çka ka lejuar që çdo votues të identifikohet me një pajisje elektronike.

Nga numërimi i fletëve të votimit në 1633 QV vazhdon të kryesojë Partia Socialiste me 229340 vota ose 50.45%.

E dyta renditet Partia Demokratike me 179091 vota ose 39.4% të votave.

LSI është forca e tretë me 7.2% ose 33024 vota. 

Më pas vjen Partia Social Demokrate me 1.9% ose 8825 vota