Yuri Kim: SHBA është me ju, të presim me durim rezultatet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje sot që të pritet me durim, dalja e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndërkohë, paraditen e së hënës znj. Kim së bashku me Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashin, ka vizituar dy qendra të numërimit të votave në Tiranë.

"Ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e Shqipërisë,"  shkroi Ambasadorja Kim në Fb.

"Me Ilirjan Celibashin ngaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vizitova qendrat e numerimit në “Vasil Shanto” dhe Shkolla e Kuqe. Punë te mbare dhe faleminderit të gjithë numëruesve dhe stafit që punon gjithë natën. Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund!" ka theksuar ambasadorja amerikane.