Atalanta fiton me manita ndaj Bolonjës dhe i bën presion Milanit

Atalanta  ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Bolonjës, duke u ngjitur përkohëisht në vendin e dytë të renditjes (68 pikë), 11 pikë më pak se Interi kryesues.

Skuadra bergamaske ishte e papërmbajtshme kundër emilianëve, që pavarësisht humbjes kanë një distancë sigurie me zonën e rënies.

Në pjesën e parë shënuan Malynovski dhe Muriel me 11-metërsh. Fraksioni i dytë nisi me një karton të kuq për Schouten të Bolognas, episod që e bëri më të lehtë fitoren për vendësit, që realizuan tre gola të tjerë me autorë Freuler, Zapata dhe Miranchuk.