Paloka: Numërimi i rregullt do të konfirmojë fitoren tonë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, Edi Paloka, tha se shpresonte që edhe procesi i numërimit të shkonte sipas parashikimeve.

Duke falënderuar mbështetësit, Paloka u shpreh se numërimi i votave do të konfirmojë fitoren e Partisë Demokratike.

“Është momenti të falënderojmë të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjitha procedurave dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet”, u shpreh ai.