Populli do grisë kontratën e Ramës me krimin, kthim pas nuk ka

Nuk ka më asnjë dyshim se parlamenti shqiptar është bërë strehë e krimit. Individë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë droge, prostitutash, grabitës me armë, me nga 8 emra dhe dhjetëra dënime jashtë, kanë gjetur strehë në parlament.

Qeveria u bë strehë e krimit, baronë droge u bënë drejtore, trafikantë droge shefa në porte dhe aeroporte.

Droga mbiu nga gjithçka, fara që mbillet nuk kapet kurrë, tonelatat kalojnë me mbikëqyrjen e policisë dhe zyrtareve të pushtetit, trafikantëve të djeshëm, pushtetarë të sotëm.

Ky është realiteti sot pas 4 vjetësh në pushtet të Edi Ramës.

Po nga mbinë të gjithë këta kriminelë në parlament, në bashki, në administratë? I solli një njeri, me kontratën që bëri me krimin. Ju kriminelë më ndihmoni të fitojë zgjedhjet me paratë tuaja të drogës e trafikut, dhe unë ju bëj deputetë, ju bej kryetarë bashkie, drejtorë portesh e aeroportesh. Ju jap tendera koncesione, laguna, ç’të doni ju.

Ju kriminele me mbani në pushtet dhe unë ju mbaj në pushtet. Ky është pakti i Ramës.

Ka shtete ku qeveria lufton krimin, ka shtete të tjera ku qeveria i shkel syrin krimit, ndërsa këtu qeveria është bërë një me krimin. Kjo është kontrata me vrastare për demokracinë, zgjedhjet e lira e te ndershme. Kjo kontratë, e ka fajin për ekonominë që lëngon sepse kanabisi u shpall si zgjidhja dhe jo problemi, kontrata me krimin e ka fajin që parlamenti u bë strehë e krimit, që qeveria u be strehë e krimit që në administrate mbinë nga të gjitha anët trafikantet.

Kjo kontrate me krimin e ka fajin për tenderët koncesionet dhe gjithçka tjetër që në këtë vend e ka marrë peng krimi.

Dhe padyshim kontrata e politikës me krimin e ka fajin që zgjedhjet në Shqipëri blihen me paratë e drogës, që votuesit shantazhohen nga kriminelët e strehës së krimit dhe që vota nuk është e lirë dhe e ndershme, por peng i strehës së krimit në qeveri.

Dhe padyshim që, kontrata me krimin, nuk e lejon dekriminalizimin të bëhet, kjo kontratë mban deputetet me rekorde të tmerrshme kriminale, sepse ndryshe qeveria bie, sepse edhe lista e kontratës me kriminelë. Në Lezhë mbaroi dhe krimi pret me ankth vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku Rama çoi ligjin, që të shpëtojë nga ndëshkimi kriminelet me 10 emra, e me këtë rast dhe qeverinë e tij.

Ja pra pse ‎opozita është ne shesh për të kërkuar zgj‎edhje te lira e të ndershme me një qeveri që nuk është strehë e krimit, dhe nuk mbahet në këmbë nga deputetët trafikantë.

‎Kontrata e politikës me krimin nuk ia ka dalë dot që ta nënshtrojë një popull me propagandë. Shembuj ka plot nga vendet më të largëta deri tek fqinjët tanë.

Por tani, opozita ka misionin që ta çlirojë Shqipërinë, madje ta kthejë në shembull për të tjerët: një qeveri strehë e krimit që buron nga një parlament strehë e trafikanteve, nuk është kurrë garante për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe këtë e vendos përballja.

Kthim mbrapa nuk ka.