", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/April/25/auto_meryem-uzerli11619334665.jpg", "width": 900, "height": 645 } }

Hyrrem ndan foton e parë me dy vajzat dhe fansat u 'çmendën'

Aktorja e njohur turke Meryem Userli, e njohur për rolin e saj si Sulltanesha Hyrrem në serialin "Sulejmani i Madhërishëm", lindi fëmijën e saj të dytë, vajzën Lili Koi, në Janar të këtij viti, dhe ajo sapo ka publikuar foton e parë me të.

Aktorja, postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku pozon me Lilin e vogël, por edhe me vajzën e saj të madhe Lara.

Postimi i kënaqi ndjekësit e saj, ndaj nuk është çudi që ajo mblodhi më shumë se gjysmë milioni pëlqime, por edhe shumë komente të mrekullueshme.

Aktorja akoma nuk ka folur mbi babain e vogëlushes së saj,  por ajo konfirmoi se ata jetojnë së bashku dhe se ajo është e lumtur dhe e dashuruar.

Ajo lindi vajzën e saj të madhe, Lara, në vitin 2014, ndërsa ishte e dashuruar me Can Ates, gjatë xhirimeve të serialit "Sulejami i Madhërishëm".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by meryemuzerlimeryem (@meryemuzerlimeryem)