Lippi befason të gjithë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Ish-kampioni i Botës me kombëtaren e Italisë, Marcello Lippi beson se ky është sezoni i Juventusit në Champions League.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Lippi theksoi se "Zonja e Vjetër" do të fitojë këtë trofe pasi vitet e fundit ka bërë shumë progres dhe është e gatshme për të mundur çdo kundërshtar, transmeton SYRI.net.

Tekniku italian me këtë deklaratë befason të gjithë pasi analistët më të mëdhenj sportivë cilësojnë si pretendentë kryesorë: Bajernin e Mynihut, Realin e Madridit dhe PSG-në.

“Skuadra e Juventusit këtë sezon ka një rritje të madhe dhe besoj që është favorite kryesore për ta fituar Champions Leaguen. Lojtarët e Juventusit i shohë që kanë vetëbesim që do ja dalin por në krahun tjetër edhe respekt ndaj çdo kundërshtari të fortë. Një tjetër detaj që më bën të besoj që Juventusi do të fitojë Championsin është se vitet e fundit në futboll nuk ka më skuadra favorite. Barcelona është shumë pranë eliminimit, ndërsa Bajerni ende nuk ka dhënë prova që mund të triumfojë pasi mundi Arsenalin që është duke kaluar nj moment të vështirë. Në krahun tjetër edhe Allegri ka bërë një punë të madhe, ndërsa sulmues si Gonzalo Higuain, Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic e zgjidhin ndeshjen në cdo moment të vështirë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ditën e mërkurë skuadra e Juventusit do të përballet me Porton në fazë e 1/16 të Champions Leagues./ SYRI.net