La Liga/ Real Madrid hap fals në garën për titull, barazon me Betis

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Betis. 

Të besuarit e Zinedine Zidane krijuan disa raste, por pa arritur të gjejnë golin. 

“Los Blancos” luajnë pas dy ditësh ndaj Chelseat në Champions League dhe si duket mendjen e kanë patur tek ajo sfidë. 

Real Madrid renditet në vendin e dytë me 71 pikë, 2 më pak se Atletico Madrid. Në krahun tjetër, Betis i afrohet edhe më shumë Europës, me të gjelbërit që janë të gjashtët në rënditje me 50 pikë të grumbulluara.