'Ky edepsëz nuk e mbajti fjalën'

Një letër e Hasan Prishtinës dërguar autoriteteve austriake në vitin 1914, ku i njoftonte mbi përgatitjet që bënte për të sulmuar trupat pushtuese serbe

«Letra e Hasan Bej Prishtinës dërguar zotit konsull të përgjithshëm Kral Tashmë dy muaj po shkoj nga kodra në kodër, nga fshati në fshat; po bëj një jetë që kurrë as në ëndërr nuk e kam parë. Nëse nuk do të ishte për atdhe, me të vërtetë nuk do t’i isha nënshtruar këtyre mundimeve edhe po të më kishin dhënë miliona. Por ata që e njohin atdheun e çmojnë më shumë se çdo gjë në botë. Përkundër të gjitha vështirësive unë prapë do t’i bëjë të gjitha.

Zotëri, që nga fillimi Ahmet Beu në Mat më kishte dhënë fjalën se do të më përkrahte me të gjitha forcat; Ahmet Beu deri më tani e ka mbajtur fjalën. , thotë ai, . Nga ana tjetër ai ende nuk është marrë vesh me Esadin, përkundrazi gjithkund ku mundet po bën propagandë kundër tij. Edhe mytesarifi i Dibrës ma kishte dhënë fjalën, por ky edepsëz nuk e mbajti dhe ai është i lidhur me Esadin famoz; ai e ka përkrahur atë fuqishëm. Nga trevat e Dibrës vetëm Eles Iusuf Aga, Malik Cürzeta, Zejnel Restch, Abdullah Dardha mbajtën fjalën. Fuqia e tyre mund të jetë rreth 1500 pjesëtarë.. Me shumë përshëndetje, Hasani. 30 shtator 1914./ Burimi: Arkivi Shtetëror i Austrisë, përktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli, marrë me shkurtime nga Dialogplus.