Messi i pa vendosur për kontratën, kërkon të informohet për planet e klubit në të ardhmen

 

E ardhmja e super yllit argjentinas është ende e paqartë. Kontrata e gjashtë herë futbollistit botëror me Barça skadon në fund të sezonit.

Një gjë është e qartë te  Barcelona, zgjatja e kontratës me Messin ka përparësi absolute, argjentinasi duhet patjetër të mbahet.

Tani "ESPN" raporton se katalanasit duan t'i paraqesin Messit një kontratë për tre vjet deri në 2024.

Deri tani Messi ka kërkuar që të informohet për planet që klubi ka për të ardhmen në afrimin e disa lojtarëve cilësor si Neymardhe Aguero.

Jorge Messi, babai dhe agjenti i lojtarit, arriti në Evropë fundjavën e kaluar dhe do të përfshihet në bisedimet e mundshme për një zgjatje të kontratës. Sidoqoftë, burimet kanë konfirmuar për ESPN se ende nuk është caktuar një datë për një takim të mundshëm me Laportën për të filluar negociatat.

Argjentinasi do të mbushë 34 vjeç në qershor dhe njoftoi në dhjetor se ai do të dëshironte të luante në Major League Soccer në Amerikën e Veriut para fundit të karrierës së tij. "Gjithmonë kam ëndërruar të jetoj në SH.B.A. dhe të përjetoj si është kampionati atje," tha ai për La Sexta.