Mike Pence paralajmëron NATO-n për shpenzimet e mbrojtjes

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar anëtarët e aleancës NATO që të përmbushin objektivat e përcaktuara për shpenzimet e mbrojtjes, shkruan “BBC”.

Në një deklaratë në Bruksel,  Pence tha se popullit amerikan mund ti “sosë durimi” nëse anëtarët e NATO-s nuk ndajnë barrën e mbrojtjes.

Megjithatë, numri dy i shtetit amerikan kërkoi të risigurojë liderët evropianë, duke thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe partneritet me Bashkimin Evropian.

Komentet e zotit Trump mb Brexit dhe rolin e NATO-s, i kanë lënë aleatet evropian tejet të shqetësuara./SYRI.net