Moggi i sigurt: Agnelli është dhe do të...

Luciano Moggi nuk ka dyshime për të ardhmen e Andrea Agnelli : pavarësisht ditëve shumë të komplikuara midis shpalljes së Superligës, tensioneve në Asamblenë e Lega Serie A, deklaratave dhe tërheqjes nga projekti i ri Evropian, ai do të qëndrojë i vendosur në timoni e Juventusit.

Ditët e fundit, në fakt, kanë dalë thashethemet e para në lidhje me dorëheqjen e mundshme të Agnelli si president i Juventusit dhe gjithashtu kanë qarkulluar edhe emrat e parë të zëvendësuesve: Alessandro Nasi ose Evelina Christillin.

Mirëpo për Moggi-n diçka  e tillë nuk do të ndodhë dhe Agnelli do të vijojë të qëndrojë në krye të bardhezinjëve.

"Agnelli është dhe do të mbetet president i Juventusit", shkruan ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit në Tëitter .