Digjet makina në Sarandë, e pëson edhe ajo ngjitur

Njoftimi për djegien e një mjeti ka bërë që mesnatën e së premtes, në orën 02.05 sherbimi zjarrfikës i Sarandës të  ndërhyjë për shuarjen e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në  Lagjen nr.3, Sarandë. Ndërhyrja në kohë u bë e mundur shuarja e zjarrit na mjet ku u dogj pjesërisht, ndërkohë që edhe një mjet tjetër afër tij u dogj  shume pak.

Të dyja automjetet kanë qenë të banorëve të pallatit aty pranë, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Po punohet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë zjarri aksidental apo i qëllimshëm.