MEGA SKANDALI i legalizimeve/ Berisha: Votoni 9 për shtëpitë tuaja

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve sot “votoni 9 për shtëpitë tuaja!”, një thirrje e nxitur nga të dëshmuarit me zë se Qeveria Rama e ka pasur në tetë vjet dhe vazhdon ta ketë në programin e saj, shembjen e mijëra banesave të palegalizuara.

Berisha ka përballur deklaratën e Ramës të tetë viteve më parë kur kërkonte pushtetin se shembja e banesave në zonat informate nuk do të ndodhte kurrë – me deklaratën e kreut të Legalizimeve, Artan Lames, publikuar së fundmi, se shembjet do të bëheshin sa më heshtur.

Në video shihet Rama kur thoshte: “Enver Hoxha me gjithë atë regjim të ngjallej prapë, nuk do merrej me prishje. Si do prishet?! Si prishet?!”

Dhe më pas, zëri i Artan Lames, Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK-së: “Pra, që neve nuk duam t’i themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe do prishet.” Dhe konkluzioni i kësaj videoje: Kësaj qeverie, këtij kryeministri,  i ka ardhur fundi.