Basha: Edi Rama premtoi legalizime falas, dështoi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shfaqur sot një tjetër video për të treguar sipas tij dështimet e kryeministrit Edi Rama. Një ditë nga zgjedhjet, Basha rendit si një tjetër dështim të Ramës në 8 vite legalizimin, duke sjellë si fakt dhe audio-përgjimin e drejtorit të Kadastrës Artan Lame.

“1 ditë deri më 25 prill.

100 dështimet e Ramës në 8 vite.

Edi Rama premtoi legalizime falas.

A e mbajti këtë premtim?

Përgjigja jo.

Audio-regjistrimi i Kreut të Kadastrës, Artan Lame, faktoi dështimin e Ramës me legalizimet”, thuhet në video.