Kapen 33 milionë euro drogë në Greqi, ja cili ishte destinacioni

4.3 ton kanabis janë sekuestruar dje në portin e Pireut në Greqi. Droga sipas mediave greke e kishte origjinën nga një vend në Lindjen e Mesme me destiancion Sllovakinë. Në 14 prill kontejneri kishte ardhur nga Libani, tranzit në Greqi me destinacion final Bratislavën.

Lënda narkotike ishte fshehur mes makinerive industriale. Droga ishte e ndarë në 129 pako me lëndë narkotike të përpunuar dhe 282 të pa përpunuar. Nëse droga do të dilte në treg vlera do të shkonte rreth  33 milionë euro.