Atletico Madrid nuk gabon, mposht Huescan

Atletico Madrid ka mposhtur skuadrën e Huescas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

“Los Cholchoneros” triumfuan me dy gola në secilën pjesë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e La Ligas.

Angel Correa zhbllokoi rezultatin në min (39’) duke i dhënë avantazhin Atleticos. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Atletico Madrid.

Në pjesën e dytë, ishte Yannick Carrasco i cili shfrytëzoi një asistim nga Marcos Llorente dhe shënoi gol në min (81’).

Rezultati përfundimtar, Atletico Madrid 2-0 Huesca.