Meta fton Ramën në debat televiziv: Edi ka frikë të ballafaqohet me mua para Vlorës sepse ….

Presidenti Meta e ka ftuar edhe njëherë kryeministrin Rama në një debat televiziv, në Vlorë.

‘E ftoj Ramën për të disatën herë për një debat televiziv në Vlorë. Por jam i bindur se nuk do të vije sa kohë atij i ra të fikët edhe nga Babaramo. Kjo tregon qartë që është në gjendje shumë të rëndë.

Edi ka frikë të ballafaqohet me mua para Vlorës dhe para të gjithë popullit sepse e ndjen që është i humbur në debat, pa filluar.’