VIDEO/ Drejt takimit përmbyllës, simpatizantët e LSI i bien borive pranë shtëpisë së Ramës në Surrel

Të nisur për në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kaluar në Surrel, ku jeton edhe kryeministri Edi Rama.

Nga pamjet e publikuara, një numër i madh makinash në autokolonë i kanë rënë borive duke valëvitur flamurin e LSI, ndërkohë që kalonin përmes fashtit Surrel.

Partitë politike po vijojnë orët e fundit të fushatës deri në heshtjen zgjedhore të 24 prillit që të do pasojë zgjedhjet parlamentare këtë të diel.