Formacionet zyrtare: Roma – Atalanta

Sot në orën 18:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Romës dhe Atalantës, duel ky i vlefshëm për javën e 32-të në Serie A.

Roma do të mundohet që sot të japë më të mirën nga vetja për të përmirësuar renditjen në tabelë. Ndërsa, Atalanta po lufton për vendin e tretë, ku tashmë ka vetëm një pikë më pak se Juventusi.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Roma: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Calafiori; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

Atalanta: Gollini; Djimsiti, Romero, Palomino; Mahle, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic, Malinovskyi; Duvan Zapata.