VIDEO/ Pamje brenda xhamisë në Tiranë, si nisi sulmi ku u plagosën 5 besimtarë

Janë publikuar pamjet e para të sulmit të ndodhur dy ditë më parë në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku shtetasi Rudolf Nikolli, sulmoi me thikë duke lënë të plagosur 5 besimtarë myslimanë.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në brendësi të objektit, Nikolli është futur në objektin ku po faleshin besimtarët dhe aty ka nisur sulmin.

Në pamjet e transmetuara nga AbcNews, vihet re që besimtarët largohen me shpejtësi sapo bien pre e dhunës së Rudolf Nikollit.

Në video shihet se si një prej tyre ikën me vrap për t’i shpëtuar, ndërsa autori vijon të qëllojë me thikë personat e tjerë që ndodheshin në xhami.

Ditën e sotme gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin, ndërsa do të hetohet për terrorizëm.