Italiani qëllon me armë banakierin shqiptar, u arratis së bashku me të birin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Napolit, në Itali.

Ferdinando Russo me origjinë nga ky qytet hyri mbrëmje e djeshme në një lokal në Novellara, ku fillimisht grushtoi gruan e tij, dhe më pas qëlloi me armë zjarrin banakierin 36-vjeçar, me origjinë shqiptare.

Pas këtij akti, italiani qëndroi për 6 orë në arrati.

Ai u dorëzua vetëm pas negociatave të gjata me policinë, ku u bë i mundur edhe arrestimi.

Ndaj italianit tashmë rëndojnë akuzat e dhunës dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas policisë arsyeja që çoi italianin në këto veprime ishte xhelozia, por ndërkohë mbetet ende e paqartë se ku e ka fshehur armën që kishte me vete.

Russo mori me vete djalin e tij 17-vjeçar dhe qëndroi së bashku me të në arrati.

Por në mbrëmje, u bind që të dorëzohej në polici dhe pranoi gjithçka kishte ndodhur.