‘Ata blejnë vota se janë të frikësuar’/ Këlliçi thirrje votuesve: Më 25 prill tregoni se kush vendos për Shqipërinë

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar me takimet e fundit para mbylljes së fushatës elektorale, ku ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit dhe të vendosin me votë për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas Këlliçit, PS po blen vota sepse janë të frikësuar nga humbja, pasi të dielën do vendosin shqiptarët se kush do ta qeverisë vendin.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Ata blejnë vota se i frikësohen humbjes!

I frikësohen votës suaj.

Janë të frikësuar sepse më 25 prill vendosni ju për Shqipërinë, jo ata.

Tregoni veten. Tregoni kush vendos!/ A.Z/