VIDEO/ Tentoi të shënonte 'alla Panenka', shihni çfarë bën sulmuesi shqiptar

Në sfidën e gjysmëfinales së Kupës së Rusisë midis Ahmat Groznit dhe Krilia Sovetov Samara e cila përfundoi me shifrat 0-0, por skuadra mike u kualifikua për në finalen e madhe pas penalltive, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka humbur mundësinë e shënimit e një 11-metërshi si “Panenka”.

Sulmuesi i Kosovës e humbi shansin e shënimit kur sfida ishte drejtuar drejt pikës së penalltive për të vendosur finalistin e Kupës.