Mesazh i PD për votuesit, Garo: Votoni me zemër për ndryshimin, për numrin 9!

Floriana Garo, zëdhënësja e fushatës së PD-së, përcolli këtë video-mesazh sot për qytetarët shqiptarë në prag të ditës së zgjedhjeve:

“Po flasim për zgjedhjet, për rëndësinë e tyre. Një herë në 4 vite kemi mundësinë për t’I ndryshuar gjërat. Prandaj gjeni qëndrën tuaj të votimit, shkoni herët në mëngjes dhe votoni me zemër për ndryshimin, votoni numrin 9,” tha Garo.