Zgjedhjet në Elbasan në 1921: 'Jan damun qendrat e katundavet me qëllime anësije, që zgjedhësi me marrë tet sahat rrugë me dhanë votën!'

Probleme me zgjedhjet në Elbasan janë evidentuar zyrtarisht që në vitin 1921, ku manipulimet për vota janë raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Arkiva Qendrore e Shtetit ka nxjerrë dokumentin: "Kështu njoftonte Ministria e Punëve të Brendshme për procesin e zgjedhjeve të viti 1921 në Elbasan
"Zgjedhjet e vitit 1921. Lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në qytetin e Elbasanit, në dokumentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se:

"Zgjedhjet e qytetit të Elbasanit për zgjedhës të dytë jan ba pa urdhënin e përmendur në nyjen 13. Të ligjës së zgjedhjevet me qëllim anësije. Po thue se në të gjitha qendrat e qytetit jan pranue vota pa vulën e Komisionit të zgjedhjes me zarfa të mbyllura të çueme me anën e kryetarit të Katundariës dhe të futne në arkë me dorën e tij e këtij.

Jan damun që qendrat e zgjedhjevet të katundavet me qëllime anësije nat mëndyrë qi do të jetë i shtrengue zgjedhësi i parë me marrë tet sahat rrugë për me dhanë votën dhe tet sahat të tjerë për me u këthye në shtëpinë e vet në nji ditë. Këto pa udhësi bahen nga këshillat adiministrator që të Katundarët mbrenda në të cilat gjinden edhe njerëz të emnue pas nevojës të anësis e jo të zgjedhë pas nomit.
Beqir d.v."