A bëre gabim që bleve Ronaldon? Agnelli befason me përgjigjen: Sot unë...

Numri një i Juventusit, Andrea Agnelli e ka mbrojtur vendimin e tij për ta blerë Cristiano Ronaldon.

Agnelli insisiton se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” me prezencën e tij në Itali, u ka mbushur arkat edhe klubeve të tjera.

CR7 është lojtari më i paguar tek Juventusi, pothuajse dyfish më shumë se lojtari i dytë, tretë e me radhë. Megjithatë, me të në skuadër, Juve nuk arriti asnjëherë të paktën në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa CR7 po kalon sezonin e tretë në Torino.

Bëre gabim që bleve Ronaldon? “Kurrë”, u përgjigj Agnelli për “Corriere dello Sport”.

“Do ta bëja përsëri sot Ronaldon. Edhe Pirlon. Stabiliteti na ndihmon që të rritemi në të ardhmen dhe të investojmë në futbollistë të rinj dhe trajneri, edhe pse është eksperienca e parë”.

“Ne e sollëm Cristianon në Itali dhe vetëm prezenca e tij u ka garantuar klubeve tjera 4 milionë ekstra në arkat e tyre”, tha Agnelli.