VIDEO/ Polici qëllon me armë zjarri 16-vjeçaren me ngjyrë në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 16-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një officer.

Vajza është identifikuar si Ma’Khia Bryant nga halla e saj, Hazel Bryant.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 16-vjeçarja kishte njoftuar policinë pasi një grup të rinjsh e kishin kërcënuar me armë.

Sot është publikuar video ku shihet, kur policia mbërrin në vendngjarje, të rinjtë janë duke dhunuar një person, dhe më pas dëgjohen krismat, kur polici qëllon 16-vjeçaren.

Kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim tek qytetarët, ndërsa autoritetet janë shprehur se ngjarja do të zbardhet dhe drejtësia do të vendoset.