Presidenti: Ky është shtabi i dhunës dhe krimit elektoral në Kavajë, këta i nxit Edi Rama!

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si nxitësin e dhunës politike në Kavajë, që kulmoi me përgjakjen e zyrës së Partisë Demoratike.

Meta e hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo sulm të Ramës dhe duke iu referuar denoncimit me foto të Partisë Demokratike, i prezantoi edhe vetë emër për emër zyrtarët e lartë socialistë të Bashkisë së Kavajës të lidhur me autorin e plagosjes që u arrestua nga Policia.

“Për Kavajën, - iu drejtua Meta, Ramës sot, ndër të tjera në një konferencë shtypi, - shumë mirë që i arrestove.

 Më akuzove mua se nxis dhunënn në Kavajë ndërkohë që ti dërgove tre horrat, që dy punojnë në bashki dhe një është i lidhur me narkotrafikantë. Ky këtu me mbiemër Elezi është kryetar i PS –së në Kavajë, ky këtu është baxhanaku, ky vet kryebashkiaku monist i Kavajës, ai tjetri është Ndriçim Jonuzi apo Ndriçim Tahiri se miqtë e Edi Ramës atje janë me tre katër emra, ky që e ka skuqur me gjak zyrën elektorale të PD-së që vajta e pashë vetë.

Ky është shtabi i dhunës dhe i krimit elektoral, i provokimit në Kavajë. Unë s’kam asnjë lidhje me këta. Këta i nxit Edi Rama. Këta s’janë për motive të dobëta, t’i lërë Policia këto.

Por, - paralajmëroi Presidenti, - kushdo që përfshihet në krim zgjedhor nuk do të përfshihet në administratë, do të ketë ligj të posaçëm pas zgjedhjeve.”