Ftesa e Ramës për bashkëpunim ndaj Bashës, Kryemadhi: Ai nuk më gënjen dot mua

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur lidhur me ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha: “Me Metën dhe Bashën e gjen ai, i ka gënjyer ata disa herë, por Monikën nuk e gënjen dot ai.

LSI është një strukturë politike që për hir të së vërtetës ka mbijetuar në një vështirësi të madhe sidomos në 2 vitet pas djegies së mandatave.

Unë vijoj dhe ti qëndroj një nga pikave të mia, që ka qenë një nga veprimet më të përgjegjshme që ka bërë LSI. Ka pasur një kosto të jashtëzakonshme politike, ndërkombëtare dhe emocionale brenda vetes tonë”, tha Kryemadhi.