VIDEO/ Boris Johnson shijon lehtësimin e masave, i rehatuar në lokal dhe duke pirë birrë

Boris Johnson shijoi birrën e tij të parë pas shumë kohësh duke përfituar nga moti mirë, në një lokal në Mount Tavern në Wolverhampton, pasi kufizimet anti-Covid kishin arritur ta mbanin atë larg nga lokalet.

Sipas mediave, planet e kryeministrit të Anglisë ishin që ditë më para ta bënte një vizitë në lokale për të shijuar lirinë e rregullave pas Covid 19, por për arsye të vdekjes dhe varrosjes së princ Philip ai e shtyu këtë gjë.

Johnson publikoi një video duke shkruar krahas saj: “Shkëlqyeshëm që u ktheva përsëri në pijetore dhe të shoh kaq shumë të ribashkuar me miqtë dhe familjen. Ne kemi punuar kaq shumë për të arritur në këtë pikë. Le të vazhdojmë. Mos harroni duart, fytyrën, hapësirën dhe ajrin e pastër.”

Në video Johnson duket që e merr vetë në dorë procesin, duke hyrë në banak dhe duke bërë vetshërbim. Më pas ulet në tavolinë  i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Birmingham, Andy Street dhe shijojnë birrën.