Kokaina në Durrës, avokati i Selim Çekajt letër Avokatit të Popullit: Dërgoni përfaqësues për të ndjekur hetimin

Avokati i Selim Çekajt, Maksim Haxhia pretendon para Avokatit të Popullit se procesi që po zhvillohet ndaj klientit të tij është jo i rregullt ligjërisht.

Ai i kërkon Avokatit të Popullit të dërgojë një përfaqësues për të ndjekur e monitoruar hetimin ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt që u arrestua për 49 kg kokainë të kapur në një konteiner me banane në Ekuador.

Më 1 prill, gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit u gjet në një konteiner një sasi prej 49 kg kokainë, e cila si destinacion kishte firmën në Maminas, të Selim Çekajt,, babai të Arbër Çekajt, i cili është dënuar më parë për 613 kg kokainë.