Aksident në qendër të Tiranës, autobusi përplaset me një makinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në qendër të Tiranës.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë tjetër.

Si pasojë 4 pasagjerët e autobusit u mbetën të plagosur, të cilët u dërguan në spital.

Njoftimi i policisë

Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.