Generda flet për takimin me Saimirin në Gjermani

Pas mbarimit të "Love Story", u përfol se Saimiri ishte takuar me Generdën në Gjermani.

Ndjekësit kapën një detaj dhe shkak u bënë postimet nga e njëjta makinë.

Ditën e djeshme Generda ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit dhe ka treguar se që pas mbarimit të spektaklit nuk e ka takuar Saimirin.

Po ashtu edhe Saimiri muajin e kaluar në një intervistë për "Bordo", tregoi se ai dhe Generda nuk jetojnë në një qytet dhe nuk ka asnjë arsye për ta takuar.