Gabon Liverpool, barazon me Leeds

Liverpool ka humbur pikë në përballjen ndaj Leeds United.

“Reds” nuk ia dolën të mbajnë avantazhin, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 1 – 1 e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Ishte Sadio Mane që realizoi golin e parë në ndeshje pas super asistimit të Alexander-Arnold (31′), gol me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leeds ishte shumë më kërkues dhe e gjeti golin në fundin e ndeshjes me anë të Llorente që realizoi me kokë në portën e Alisson.

Pas këtij barazimi, Liverpool renditët në vendin e gjashtë me 53 pikë.