Kush do të ishte kryeministër më i mirë? Basha mund Ramën me diferencë të madhe

Kreu i opozitës Lulzim Basha do të ishte një kryeministër shumë herë më i mirë nga Edi Rama.

Sipas sondazhit të përgatitur nga kompania ‘Flame Tree Advisors’, dhe që po transmetohet në ‘Çim Peka LIVE’, 58.9 për qind e shqiptarëve mendojnë se Lulzim Basha do të ishte një kryeministër më i mirë.

Ndërkaq, 41.4 për qind e shqiptarëve mendojnë se Rama është një kryeministër më i mirë.

Diferenca e fitores së Bashës ndaj Ramës është 17.5 për qind.

Më poshtë sondazhi i transmetuar në SYRI TV.