FOTO/ Kapet furgoni me mallra nga Rezervat e Shtetit, do të shpërndaheshin në Berat

Partia Demokratike në Berat, ka denoncuar shitblerjen masive të votave që po ndodh në këtë qark.

Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike ka kapur nje furgon mallrash të bashkisë të mbushur me ndihma që do shpërmdaheshin për fushatë nga Partia Socialiste.

Furgoni është ndaluar përpara Zyrave të drejtorisë vendore të arsimit ku edhe do shkarkoheshin pakot e ndihmave.

Drejtuesi politik i PD ne Berat e ka ndaluar furgonin dhe nuk ka lejuar qe furgoni te hapet. Alizoti ka njoftuar policine dhe po e mban furgonin te rrethuar.