Morena: Njerëzit ma njohin emrin, e jo…

Këngëtarja dhe modelja kosovare, Morena Taraku së fundmi ka shfrytëzuar rubrikën “Ask me a question” në “Instagram” për të komunikuar me fansat e saj.

Morena njihet për jetën luksoze dhe stilin e saj.

Brunja ka treguar se kur ka qarë për herë të fundit, si është të jesh Morena, a do të donte të ndryshonte diçka nga e kaluara, a e kanë tradhëtuar ndonjëherë dhe ka treguar vendin më të bukur që ka vizituar.

Ja cilat janë përgjigjet e këngëtares.